Drejtori i Fondit të Investimeve Direkte të Rusisë, Kirill Dmitriev deklaroi se Rusia do të prodhojë 30 milionë doza të vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit këtë të vit.

Pas fazës së parë të vaksinës tek njerëzit, ku u përfshinë 38 persona, shkencëtarët vlerësuan se është e sigurtë për t’u përdorur, megjithatë është ende e paqartë ndikimi i saj. Ndërsa, faza e tretë, e cila do të fillojë në muajin gusht do të përfshijë mijëra njerëz.

Në përpjekje për të parandaluar pandeminë, OBSH konfirmoi se po zhvillohen më shumë se 100 vaksina të mundshme.

“Bazuar në rezultatet aktuale, ne besojmë se vaksina do të miratohet në Rusi në gusht, dhe në disa vende të tjera në shtator. Kjo do të thotë se mund të bëhet vaksina e parë e aprovuar në botë dhe se vaksinimi mund të përfundojë vitin e ardhshëm.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “Rusia do të prodhojë 30 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit këtë të vit” appeared first on Vizion Plus.