Ukraina ka refuzuar të hapë korridoret humanitare këtë të hënë duke paralajmëruar rrezik nga provokimet ruse. Ndërkohë, kryebashkiaku i Mariupol ka thënë se qyteti port i rrethuar është në prag të katastrofës dhe duhet të evakuohet plotësisht.

Sakaq, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina është e përgatitur të diskutojë miratimin e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Por për  këtë do të duhej një referendum dhe garanci nga palë të treta.

Zelenskiy bisedoi online me gazetarë rusë për rreth 90 minuta, një intervistë për të cilën autoritetet ruse paralajmëruan se nuk do ta transmetonin.

Presidenti ukrainas tha se agresioni rus kishte shkaktuar shkatërrimin e qyteteve me banorë rusishtfolës në Ukrainë dhe tha se dëmi ishte më i rëndë se ai i shkaktuar nga luftrat ruse në Çeçeni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë një anëtar i delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë tha se të dyja palët kanë vendosur të takohen në Turqi duke filluar nga kjo e hënë. Megjithatë, kryenegociatori i Rusisë tha se bisedimet do të fillonin të martën.

Të dyja palët janë takuar më parë pa arritur asnjë marrëveshje.

Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan tha pas një telefonate me homologun e tij rus Vladimir Putin, se kishin rënë dakord që raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Stamboll.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";