Rusia dëbon një diplomat të Estonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia dëbon një diplomat të Estonisë

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka dëbuar një diplomat të Estonisë, në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të Talinit për të shpallur person të padëshirueshëm një diplomat rus.

“Së voni, Estonia, pa arsye, e shpalli person të padëshirueshëm një punonjës të Ambasadës ruse”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo po ashtu tha se ambasadori estonez në Moskë është thirrur në bisedë informative.

Tensionet midis Rusisë dhe shteteve baltike – Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – janë në rritje, prejse Moska ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.

Advertisement

Ato janë rritur edhe më shumë muajin e kaluar, kur Lituania, Letonia dhe Estonia – që të gjitha ish-republika sovjetike – kanë bërë thirrje për “vendosjen e masave kufizuese” kundër Moskës, lidhur me burgosjen e politikanit rus të opozitës, Aleksei Navalny.

Navalny ka arritur në Moskë më 17 janar nga Gjermania, ku është trajtuar nga helmimi me një agjent nervor në Siberi, dhe është arrestuar menjëherë nga autoritetet e zbatimit të ligjit në aeroport.

Një gjykatë ruse ka konstatuar më 2 shkurt se Navalny është fajtor për shkelje të dënimit me kusht, në lidhje me një rast të mëhershëm të përvetësimit të fondeve.

Navalny ka thënë se rasti është i motivuar politikisht./ REL

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy