Të paktën 4 persona mbetën të vrarë gjatë bombardimeve ruse në qytetin ukrainas Rubezhnoye, në rajonin e Lugansk.

 

Sulmet  e forta te ushtrise ruse goditen dhe shkatërruan një shkollë me konvikt për të verbërit, një spital të qytetit, tre shkolla dhe objekte të tjera ushtarake.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lajmi u bë I ditur nga  “Kiev Independent”, duke cituar Serhiy Haidai, kreun e administratës ushtarake rajonale të Lugansk në rrjetin sociale Telegram.

 

Mëngjesin e kësaj të marte u godit fort me bomba kryeqyteti Kiev. Të paktën dy persona humbën jetën pasi në listën e objekteve të goditura ishte edhe një ndërtesë banimi në Kiev.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shpërthimet që goditën Kievin në mëngjes, u dëmtuan edhe fasada dhe zyrat e një stacioni qendror të metrosë në kryeqytetin ukrainas, stacioni Lukyanivska.