Të paktën 4 persona mbetën të vrarë gjatë bombardimeve ruse në qytetin ukrainas Rubezhnoye, në rajonin e Lugansk.
Sulmet e forta te ushtrise ruse goditen dhe shkatërruan një shkollë me konvikt për të verbërit, një spital të qytetit, tre shkolla dhe objekte të tjera ushtarake.
Lajmi u bë I ditur nga “Kiev Independent”, duke cituar Serhiy Haidai, kreun e administratës ushtarake rajonale të Lugansk në rrjetin sociale Telegram.
Mëngjesin e kësaj të marte u godit fort me bomba kryeqyteti Kiev. Të paktën dy persona humbën jetën pasi në listën e objekteve të goditura ishte edhe një ndërtesë banimi në Kiev.
Në shpërthimet që goditën Kievin në mëngjes, u dëmtuan edhe fasada dhe zyrat e një stacioni qendror të metrosë në kryeqytetin ukrainas, stacioni Lukyanivska.