Këshillit të Sigurimit i OKB-së u mblodh pas pretendimeve të Rusisë se SHBA ka bashkëpunuar me Ukrainën në një rrjet laboratorësh të kërkimit biologjik, që synojnë zhvillimin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse.
Ambasadori i Rusisë në OKB, deklaroi se janë gjetur prova të një përpjekjeje për të pastruar gjurmët e armëve biologjike në Ukrainë.
VASILY NEBENZYA
AMBASADORI I RUSISE, OKB
“Forcat ruse kanë gjetur prova të një rrjeti prej të paktën 30 laboratorësh të kërkimit biologjik që synonin forcimin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse. Në këto vende janë kryer eksperimente biologjike shumë të rrezikshme, në koordinim me SHBA.”
Advertisement
Ndërsa ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, ngriti alarmin mbi përdorimin e armëve kimike ruse në Ukrainë.
AdvertisementLINDA THOMAS GREENFIELD
AMBASADORE E SHBA, OKB
“SHBA kanë shqetësime serioze se Rusia mund të planifikojë të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër popullit ukrainas, si pjesë e një incidenti të organizuar ose të rremë, ose për të mbështetur operacionet taktike ushtarake. Nuk ka laboratorë ukrainas të armëve biologjike të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. As afër kufirit të Rusisë apo askund”.
Advertisement
Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se SHBA do t’i përgjigjen çdo lëvizjeje të Rusisë që kërcënon NATO-n.
JOE BIDEN
AdvertisementPRESIDENT I SHBA-së
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me aleatët tanë në Evropë dhe të dërgojmë një mesazh të qartë: Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një aleance të bashkuar.”
Uashingtoni, në koordinim me Bashkimin Evropian dhe vendet e G7 vendosën të ndërpresin atë që njihet zyrtarisht si “marrëdhënie e përhershme normale tregtare” me Rusinë.
Në sanksionet e reja përfshihet ndalimi i importit të alkoolit, ushqimeve të detit, si dhe ndalimi i eksportit të mallrave luksoze.