Një sulm me armë në një shkollë në Rusi ka lënë 13 të vdekur dhe 21 të plagosur.
Mes të vrarëve janë 7 nxënës, 2 roje sigurie si dhe 4 mësues. Gjithashtu të plagosur kanë mbetur 14 nxënës.
Advertisement
Mediat ruse raportojnë se sulmuesi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka qenë i armatosur me dy armë të rënda si dhe i maskuar me rroba të zeza.
Pas sulmit ai ka vrarë veten ndërsa shkolla është evakuuar. Ende nuk ka një shpjegim për motivet e ngjarjes së rëndë.
Advertisement