Në disa qytete ruse janë duke u mbajtur protesta për të kundërshtuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Në këto protesta, deri më tani, janë arrestuar mbi 650 persona.
OVD-Info, që monitoron arrestimet në protesta, tha se deri në orën 17:00 sipas kohës lokale të Moskës, policia ka arrestuar 658 persona gjatë protestave në 35 qytete ruse. Të paktën, 289 prej tyre janë arrestuar në Moskë, tha kjo organizatë e pavarur.
AFP ka raportuar se kushdo që nuk ka dëshmi që është punonjës i mediave po arrestohet. Kjo agjenci tha se një grua e re u arrestua pasi bërtiti “paqe për botën”.
Në Shën Petersburg, po ashtu është raportuar për arrestime.
Javën e kaluar, policia arrestoi mbi 5,000 protestues në mbarë Rusinë.
Protestuesit në Rusi rrezikojnë të gjobiten ose të dënohen në burg për shkak të shprehjes së pakënaqësive të tyre në rrugë.
Që prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 mars, mbi 14,200 persona janë arrestuar pasi kanë marrë pjesë në protestat kundër luftës./ Rel