Lufta ruse në Ukrainë po përshkallëzohet ndjeshëm në lindje të vendit, në përpjekje për të marrë rajonin e Donbasit, si një urë tokësore me Krimenë e aneksuar 8 vjet më parë. Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve janë ende të hapura ndërsa Organizata e Kombeve të bashkuara bën të ditur se deri më tani më shumë se 11 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët numëron më shumë se 4.4 milionë njerëz që janë larguar tashmë nga vendi, ndërsa 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës.
Komisioni Evropian, qeveria kanadeze dhe organizata joqeveritare, Global Citizen organizuan një konferencë donatorësh në Varshavë, ku janë grumbulluar më shumë se 10 miliardë euro që do të shkojnë për refugjatët nga Ukraina.
URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTE, KE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin do të vendosë si shtesë në dispozicion edhe 1 miliardë euro të tjera për njerëzit e larguar nga lufta, 600 milionë euro do të shkojnë për Ukrainën dhe autoritetet ukrainase e pjesërisht për Kombet e Bashkuara. Kurse 400 milionë euro shkojnë në vendet kryesore që kanë pritur numrin më të madh të refugjatëve.”
Polonia ka pritur deri tani më shumë se 2,5 milionë nga 4,4 milionë refugjatë që janë detyruar nga zonat e luftimeve në Ukrainë.