Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një deklarate është shprehur se rusët dhe ukrainasit janë “një popull”.
Putin shtoi se ukrainasit “janë kërcënuar dhe u është bërë lavazh truri”. Po ashtu, presidenti rus vijoi me pretendimin e tij se Rusi po lufton “neo-nazistët” dhe se civilët po përdoren si “mburoja njerëzore”.
Ndryshe nga çfarë kanë deklaruar në Ukrainë, sipas Putin, forcat ruse kanë siguruar korridore humanitare për civilët që të largohen.
Ai pretendon se janë nacionalistët ukrainas që po bllokojnë largimin e civilëve. Sipas Presidentit të Rusisë, “operacioni special ushtarak” po shkon sipas planit. “Të gjitha objektivat që ishin vendosur po zgjidhen dhe po arrihen me sukses”, përfundoi ai.
Advertisement