Një tjetër lajm i rëndë vjen nga lufta në Ukrainë, ku forcat ruse raportohet të kenë bombarduar një teatër në qendër të Mariupolit, ku kishin gjetur strehim qindra civilë.

Sipas mediave lokale, në teatrin e bombarduar strehoheshin mbi 1000 persona, ndërkohë që numri i të lënduarve është ende i paqartë.

Mariupoli është aktualisht i rrethuar nga forcat ruse dhe rreth 300,000 persona kanë mbetur të bllokuar pa ujë të rrjedhshëm, energji elektrike apo gaz. Furnizimet ushqimore dhe mjekësore po mbarojnë dhe Rusia nuk ka lejuar dërgimin e ndihmave humanitare.

Qyteti ka qenë shënjestër e vazhdueshme e bombardimeve ruse që nga fillimi i luftës dhe lagje të tëra janë kthyer në rrënoja. Javën e kaluar, si pasojë e një sulmi në një spital 5 persona humbën jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";