Agjencitë e lajmeve perëndimore bëjnë të ditur se Rusia po përdor vazhdimisht në Ukrainë material luftarake të ndaluara. Siç bën të ditur e përditshmja Corriere della Sera, aeroplanët rusë dyshohet se po bombardojnë qytetin Chernihiv, që ndodhet në veri të Ukrainës, me bomba ndezëse që janë “shprehimisht të ndaluara nga ligji ndërkombëtar”.
Corriere, duke ju referuar gazetës Kyiv Independent, shkruan se Rusia po konsideron të godasë depozitat e amoniakut në rajonin e Kharkiv dhe të fajësojë forcat e armatosura ukrainase si shkaktare.
Sipas inteligjencës britanike, ushtria e Putinit tashmë po përdor armë termobarike në Ukrainë, ku bombardimet po intensifikohen. Ndërkohë amerikanët kanë ngritur përllogaritjen e viktimave ruse: 5-6 mijë ushtarë të vrarë.
TemA