
Fitorja e Italisë në Eurovision u shoqërua me disa polemika.
Në rrjetet sociale qarkulloi një video ku një nga anëtarët e grupit, Damiano, duket sikur merr kokainë.
Advertisement
Ai ul kokën në tryezë dhe të krijohet përshtypja sikur po nuhat diçka, teksa banda festonte fitoren. Por një akuzë e tillë është hedhur poshtë.
“Unë nuk përdor drogë. Ju lutem, djema. Nuk mund ta keni seriozisht, nuk ka kokainë”, tha ai në një konferencë shtypi.
Advertisement
Siamo stati penalizzati per Damiano che sniffa in diretta?! Chissa…#escita #Eurovision pic.twitter.com/ygNeYMUNpI
— Naua Jon (@Warringale) May 22, 2021