Vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore atje kanë raportuar 1210 të infektuar me COVID-19 dhe 7 viktima.
Deri më tani, që prej fillimit të pandemisë, raportohen gjithsej 259,345 të prekur dhe 35,437 persona që kanë ndërruar jetë. 971 pacientë po kurohen në regjim spitalor, e ndërsa 69 ndodhen në terapi intensive.
Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 239 raste pozitive, por shqetësuese regjistrohen edhe shifrat në Romë.
The post Rritje e ndjeshme e të infektuarve ditorë në Itali appeared first on Vizion Plus.
Advertisement