Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID-19 në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID-19 në Itali

Italia vijon të regjistrojë numër të lartë rastesh të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, vendi fqinj ka shënuar 21,273 të infektuar të rinj, nga 161.880 testime të kryera.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar këtë të diel 128 humbje jete, duke e çuar në total numrin e viktimave në 37,338.

1,208 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si rezultat i rritjes së rasteve, kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur dekretin e ri që do të zbatohet nga mesnata e së hënës deri më 24 nëntor.

Advertisement

“Qeveria ka vendosur objektiva të qartë, ne duam të mbajmë nën kontroll kurbën epidemiologjike. Të lejojmë sistemin tonë shëndetësor të përballojë presionin dhe të japë një përgjigje eficente, të shmangim një izolim të dytë kombëtar si ai në pranverë, nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë sërish, dhe gjithashtu duhet shmangur situata që na detyron të zgjedhim midis shëndetit apo ekonomisë. Prandaj lind nevoja që të zbatojmë masat e reja”, deklaroi Conte.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy