Liderët e Greqisë dhe të Turqisë, përkatësisht kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan, zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme pas tensioneve të rritura mes dy vendeve prej muajsh.
Dy liderët e përqëndruan bisedën në pasojat që do kenë vendet nga pandemia e Coronavirus dhe çështjet që lidhen me rihapjen e kufijve.
Dy palët ranë dakord për të mbajtur kanale komunikimi të hapura, u tha në deklaratë.
Advertisement
Tensionet mes vendeve kanë qenë të larta në muajt e fundit. Greqia akuzoi Turqinë se përdor emigrant për t’i bërë presion Greqisë, pasi Ankaraja deklaroi në fund të dhjetorit se kufijtë turq me vendet e Bashkimit Europian do të jenë të hapur për të gjithë ata që duan të kalojnë.