Një veprim që shihet si një sinjal se Shtetet e Bashkuara po bëhen gjithnjë e më të shqetësuara nga numri i viktimave civile në operacionin ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës, ndonëse vazhdon të jetë mbështetës i fortë i Izraelit, Presidenti amerikan Joe Biden kritikoi në mënyrë të hapur Kryeministrin Benjamin Netanyahu. Komentet e Presidentit Biden pasuan mbështetjen nga 153 vende të një rezolute të OKB-së për vendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Një treg tjetër i shkatërruar në Rripin e Gazës, këtë radhë në kampin e refugjatëve në Xhabalie.

Numri i viktimave civile në operacionet izraelite në Gazë ka rritur shqetësimin e Presidentit amerikan Joe Biden.

“Ne ia kemi bërë të qartë izraelitëve dhe ata e dinë këtë, se siguria e palestinezëve të pafajshëm është ende një çështje e rëndësishme për ne. Ata duhet të jenë të kujdesshëm në operacionet e tyre ushtarake dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shmangur plagosjen apo vrasjen e civilëve palestinezë”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Izraeli po humb mbështetje ndërkombëtare për shkak të “bombardimeve pa dallim”, tha Presidenti Biden në një tubim fushate të martën, një nga kritikat më të ashpra publike ndaj Izraelit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ai ka thënë se Kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë koalicionin dhe t’i japë më shumë kompetenca Autoritetit Palestinez, duke e bërë atë partner në procesin e paqes.

Presidenti Biden në kritikat e tij veçoi Ministrin e Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i cili është kundër zgjidhjes me dy shtete.

Komentet e Presidentit Biden pasuan mbështetjen nga 153 vende të një rezolute të OKB-së për vendosjen e një armëpushimi. Dhjetë vende e kundërshtuan propozimin, ndërsa 23 vende të tjera abstenuan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Detyra jonë është t’u shpëtojmë jetën e atyre që ende janë gjallë, duke miratuar një rezolutë dhe duke detyruar Izraelin ta respektojë atë. Dhe ata që po e mbrojnë Izraelin duhet të respektojnë konsensusin global”, thotë Riyad Mansour, përfaqësuesi palestinez në OKB.

Votimi pasoi një tjetër përpjekje për të miratuar një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila dështoi për shkak të vetos amerikane, një veprim që kritikët thonë se dëmton interesat e Uashingtonit përtej Lindjes së Mesme.

“Ne po kërkojmë që, për shembull, në OKB të fitojmë mbështetjen e vendeve jugore të globit për të dënuar me të drejtë agresionin e Rusisë në Ukrainë. Ne do të humbim vota, nëse shihemi si një palë hipokrite, duke u distancuar nga vlerat tona”, thotë ish diplomati amerikan Josh Paul.

Zbatimi i rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk është i detyrueshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Zyrtarë të OKB-së, shumica e vendeve anëtare të OKB-së, po përpiqen të shfrytëzojnë çdo mundësi për të krijuar një ndjenjë të trysnisë morale për të nxitur Shtetet e Bashkuara të ndryshojnë qëndrimin e tyre”, thotë eksperti Richard Gowan nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Izraeli dhe mbështetësit e tij thonë se nga një armëpushim do të përfitonte vetëm Hamasi, i cili do ta shfrytëzonte atë për të planifikuar sulme të tjera ndaj Izraelit.

“Kjo do t’i jepte Hamasit legjitimitetin që nuk e ka fituar. Do t’i jepte besim udhëheqësve terroristë të cilët kanë dëshmuar se janë të pabesë”, thotë Julie Rayman nga organizata Komisioni i Hebrenjve.

Sulmi i Hamasit më 7 tetor në Izrael, në të cilin u vranë të paktën 1200 njerëz, nxiti një përgjigje ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, që sipas autoriteteve palestineze, ka shkaktuar vrasjen e mbi 18 mijë palestinezëve./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";