Rritet numri i amerikanëve të vrarë gjatë konfliktit Izrael-Hamas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet numri i amerikanëve të vrarë gjatë konfliktit Izrael-Hamas

Numri i shtetasve amerikanë të vrarë gjatë konfliktit Izrael-Hamas është rritur në të paktën 22, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit më 11 tetor.

 

Një ditë më herët, autoritetet amerikane kishin njoftuar se 14 amerikanë ishin vrarë në Izrael.

 

Advertisement

Po ashtu, shtetas amerikanë ka në mesin e afër 150 pengjeve të marra nga militantët e Hamasit, gjatë sulmit të tyre të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor. Kështu ka konfirmuar të martën presidenti amerikan, Joe Biden.

 

Deri më tani, dhuna ka lënë të vrarë të paktën 2.200 persona në të dyja anët.

 

Advertisement

Sulmi i militantëve palestinezë të Hamasit ka ngritur pyetje për ndikimin e mundshëm të Iranit në këtë sulm, shtet që është sponsori kryesor të Hamasit. Sipas inteligjencës amerikane, zyrtarët e lartë të Qeverisë iraniane ishin zënë në befasi nga sulmi i nisur nga Hamasi, ka thënë një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për këtë çështje.

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dënuar ashpër sulmin e Hamasit dhe ka shtuar se SHBA-ja është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e nevojshme Izraelit.

 

Advertisement

Më 7 tetor, grupi militant Hamas nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke e sulmuar nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme të ashpra dhe po vazhdon që ta bombardojë Gazën, territor ku jetojnë rreth 2 milionë banorë.

 

Izraeli në fillim të javës tha se ka “rrethuar plotësisht Gazën”, që nënkupton se nuk do të lejojë në këtë territor të shkojnë furnizime të ushqimit e karburanteve./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy