
Rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 445 qytetarë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me COVID 34.505 persona, nga 219.884 testime të kryera.
Këtë të enjte janë shëruar 4961 pacientë. Ndërkohë, në terapi intensive ndodhen në total 2391 pacientë.
Ndërkohë, të karantinuar ndodhen rreth 446.701 persona.
Advertisement