Shkon në 50 numri i civilëve, përfshirë edhe fëmijë, të vrarë nga sulmi me raketa në stacionin hekurudhor në Kramatorsk.
Kjo shifër u raportua nga guvernatori ukrainas i rajonit të Donetsk, Pavlo Kirilenko.
Advertisement
32 persona humbën jetë në vendngjarje, ndërsa të tjerë 12 vdiqën në spital.
Kremlini mohon përfshirjen e Rusisë në këtë sulm. Moska pretendon se raketa është vendosur vetëm nga ushtria e Ukrainës.
Advertisement
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi se forcat ruse nuk kishin asnjë mision të planifikuar për në Kramatorsk.