Luftimet në Sudan vazhdojnë në ditën e pestë që nga nisja e tyre, e vendi duket se po shkon drejt kaosit.

 

Gjysma e spitaleve në kryeqytetin e vendit kanë dalë jashtë kontrollit, pas përleshjeve të ditëve të fundit. Kjo për shkak të sulmeve ndaj institucioneve spitalore dhe mungesës së stafit mjekësor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën 270 persona janë vrarë e më shumë se 2600 të tjerë janë plagosur, nga përleshjet për pushtet mes ushtrisë së Sudanit dhe Forcave paraushtarake të mbështetjes së shpejtë.

 

Kryeqyteti sudanez ka mbetur në pjesën më të madhe të tij pa energji elektrike, ujë, ndërsa civilët po përballen me grabitje e plaçkitje në banesat e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkombëtaret kanë bërë thirrje për një armëpushim, në mënyrë që autoritetet të mund të shpërndajnë ndihma dhe të koordinojnë evakuimet për shtetasit e huaj, përfshirë edhe stafet diplomatike.

 

SHBA, Kina, Japonia dhe vende të tjera kanë bërë thirrje për shtetasit e tyre, të qëndrojnë vigjilent e të mbajnë kontakte me ambasadat përkatëse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ditët e fundit janë raportuar sulme edhe ndaj një grupi diplomatik amerikan, si dhe ndaj ambasadorit të BE në Sudan.