Italia vijon të shënojë rritje rastesh të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, Italia regjistroi 31,084 të infektuar me COVID, nga 215,085 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë raportoi gjithashtu 199 vdekje të tjera. Në raport me shifrat e publikuara një ditë më parë, shënohen 18 humbje jete më pak.
Ndërkohë, në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan edhe 95 pacientë të tjerë.
Rajoni që regjistroi rritjen më të madhe të infeksioneve është Lombardia, me 8,960 raste të reja.
Advertisement
Që prej fillimit të pandemisë, vendi fqinj regjistron në total 38,321 viktima.