
Italia ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 19 humbje jete si pasojë e koronavirusit.
Autoritetet italiane raportuan se këtë të mërkurë janë identifikuar edhe 1.851 raste të reja pozitive me COVID. Në krahasim me një ditë më parë, orët e fundit evidentohet një shifër me e lartë, 203 të infektuar më shumë.
Që prej fillimit të pandemisë, Italia regjistron në total 314.861 të prekur dhe 35.894 viktima.
Nga ana tjetër, sot shënohen 1198 të shëruar, duke e çuar në total numrin e personave që e mundën virusin në 227.704.
Advertisement
The post Rriten sërish rastet në Itali/ Mbi 1800 të infektuar dhe 19 viktima këtë të mërkurë appeared first on Vizion Plus.