![Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, nëntë të vdekur](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/03/turqi-692x400.png)
Një helikopter ushtarak u rrëzua në Turqi. Sipas mediave turke , nëntë ushtarë që ndodheshin në bord humbën jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën.
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes flet për një helikopter AS532 Cougar , i cili u ngrit nga Bingιόl në 1:55 pasdite dhe u rrëzua pranë qytetit Tatvan, në provincën Bitlis.
Advertisement
Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes, kontaktet me helikopterin u humbën rreth orës 14:25. Paraprakisht dyshohet se helikopteri u rrëzua për shkak të një aksidenti.
Advertisement