Tetë ushtarakë, gjashtë prej të cilëve amerikanë, kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri, që monitoronte marrëveshjen e paqes Izraelo-Egjiptiane. Helikopteri u rrëzua në Gadishullin Sinai, gjatë një misioni rutinë.
Nga aksidenti, ka mbijetuar një ushtarak amerikan, i cili u dërgua me urgjencë në një spital izraelit për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm izraelit, Gabi Ashkenazi iu përcolli ngushëllimet familjeve të viktimave, duke theksuar se “siguria dhe stabiliteti në rajon janë jashtëzakonisht të rëndësishme”.
Advertisement