
Një avion është rrëzuar ditën e sotme në Turqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bursës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy pilotë.
Agjencia zyrtare e lajmeve turke Anadolu bën me dije se për fat të mirë nuk janë shënuar viktima në terren, në vendin ku aeroplani u rrëzua, sipas autoriteteve lokale. Mësohet se kanë pësuar dëme dy shtëpi dhe dy automjete, si pasojë e rrëzimit të avionit.
Advertisement
Sipas rrjetit televiziv NTV avioni u rrëzua pranë aeroportit Gunouseli, pak pas ngritjes. Në vendngjarje kanë shkuar makina zjarrfikëse dhe ambulanca , raportojnë rrjetet televizive turke.