![Rrëzohet avioni në Milano, humbin jetën 8 persona, mes tyre edhe një fëmijë](https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2021/10/ne-nder.jpg)
Një avion është rrëzuar pasditen e sotme pranë Milanos , në San Donato duke u marrë jetën 2 pilotëve dhe 6 pasagjerëve, mes tyre edhe një fëmijë.
Sipas raportimeve të mediave italiane, aeroplani u rrëzua rreth orës 13.09 dhe u përfshi nga flakët pasi u përplas në një ndërtesë të boshatisur që po rinovohej.
Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët.
Advertisement