![Rrëzohet avioni në Itali/ Humbin jetën të gjithë personat në bord](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/10/avion-712x400.png)
Një avion privat me tetë persona në bord është rrëzuar në zonën e Via Marignano-s, në Itali.
Për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë asnjë nga personat në bord. Sipas mediave italiane, aeroplani u rrëzua rreth orës 13.09 dhe u përfshi nga flakët pasi u përplas në një ndërtesë të boshatisur që po rinovohej.
Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbia-n , në Sardenjë. Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët.
Advertisement