Shtatë persona humbën jetën në shtetin juglindor të Brazilit Minas Gerais kur avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua.
Pasi u largua nga Campinas, në shtetin fqinj Sao Paulo, avioni me një motor shpërtheu në ajër dhe u rrëzua rreth orës 10:30 në qytetin minerar të Itapeva, thanë zjarrfikësit për agjencinë e lajmeve AFP.
Zjarrfikësit gjetën shtatë viktima të cilët ishin në bordin e avionit, tha departamenti në një deklaratë.
Ekspertë të policisë civile të shtetit, së bashku me anëtarët e qendrës së hetimit dhe parandalimit të aksidenteve të aviacionit, po punojnë për të përcaktuar shkaqet e incidentit. /vizionplus.tv
Advertisement