![Rrëzohet avioni me turistë në Francë, tre të vdekur](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/06/GRV43lgWMAAC-uK-600x400.jpg)
Tre persona humbën jetën sot kur avioni turistik me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një autostradë në Francë, thanë burimet policore për AFP.
Përplasja, e cila ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Parisit, thuhet se ka ndodhur pasi avioni ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë. Asnjë makinë nuk u godit në autostradë.
“Tre pasagjerët e avionit që sapo ishte nisur nga aeroporti i Lonit vdiqën”, tha zyra e prokurorit për AFP. Viktimat janë dy burra dhe një grua.
Autostrada ishte e bllokuar në të dy drejtimet. Organet kompetente kanë nisur hetimet. /vizionplus.tv
Advertisement