
Një avion luftarak F-16 i prodhuar nga SHBA dhe i përdorur nga forcat ukrainase është shkatërruar pas një përplasjeje.
Sipas një zyrtari amerikan, shkatërrimi ka ndodhur më 26 gusht, disa javë pasi avionët e parë luftarakë amerikanë mbërritën në Ukrainë.
Ndërkohë një zyrtari shtoi se megjithëse incidenti ndodhi gjatë një sulmi të madh rus në Ukrainë, raportimet fillestare treguan se F16-shi nuk u rrëzua nga zjarri i armikut, por si pasojë e gabimit të pilotit.
Sipas CNN, piloti ukrainas Oleksiy Mes, ka vdekur dhe është varrosur sot
Advertisement
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, gjatë betejës ajrore, avionët F-16 demonstruan efikasitetin e tyre të lartë, duke shkatërruar katër raketa të armiqve.