Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë për shkak të trupave të shumta ushtarake ruse në kufi.
Në postimin e saj, ambasada amerikane thotë se pozicioni i Shteteve të Bashkuara është i prerë.
“Veprimet e Rusisë kundër Ukrainës po shkelin parimet bazë të ligjeve ndërkombëtare.
Pozicioni i Shteteve të Bashkuara është i qartë – përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një klimë të qetë, jo përshkallëzuese”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Advertisement