“Rrezikoi jetën e të tjerëve”, ish-ministrja franceze akuzohet për keqmenaxhimin e pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rrezikoi jetën e të tjerëve”, ish-ministrja franceze akuzohet për keqmenaxhimin e pandemisë

Ish-ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn është vënë zyrtarisht nën akuzë për mënyrën se si ajo e menaxhoi pandeminë e koronavirusit, pasi prokurorët deklaruan përpara gjykatës në Paris se ka prova të mjaftueshme për ta hetuar.

Prokurori i Republikës bëri me dije se Buzyn është vënë nën akuzë për “rrezikim të jetës së të tjerëve”, ndërkohë që nuk do të hetohet për akuzën tjetër të “dështimit të ndalimit të një fatkeqësie”.

Ish-doktoresha, e cila ka mundësinë ta apelojë vendimin”, deklaroi për mediat përpara gjykatës se “kjo është një mundësi e shkëlqyer për të thënë të vërtetën”.

“Nuk do të lejoj që veprimet e mia si ministre dhe të qeverisë të diskretitohen, në një kohë që ne bëmë gjithçka për të përgatitur vendin përballë një pandemie që ende vijon”, u shpreh ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy