Rreth 74 emigrantë humbën jetën nga fundosja e anijes në brigjet e Libisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rreth 74 emigrantë humbën jetën nga fundosja e anijes në brigjet e Libisë

Rreth 74 migrantë humbën jetën nga fundosja e anijes në brigjet e Libisë, ndërsa 47 të tjerë u shpëtuan nga rojet e bregdetit dhe peshkatarët, tha agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.

Anija me migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, u fundos në brigjet e portit libian al-Khums, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Libia është një pikë kryesore tranziti për migrantët – kryesisht afrikanë – që përpiqen të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në Evropë.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, së paku 900 njerëz janë mbytur këtë vit, duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun.

Advertisement

Rreth 11,000 të tjerë janë kapur në det dhe janë kthyer prapa në Libi.

Migrantët në Libi shpesh mbahen të arrestuar, shfrytëzohen ose abuzohen.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se Libia nuk duhet të konsiderohet si port i sigurt kthimi dhe se migrantët e shpëtuar ose të ndaluar në det nuk duhet të kthehen atje./ Rel

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy