Rreth 16,000 persona janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit, në 24 orët e fundit, sipas Pentagonit. 

42,000 persona janë evakuuar nga Afganistani që nga korriku, dhe 37,000 prej tyre janë zhvendosur  që nga 14 gushti ndërsa operacioni i evakuimit është intensifikuar pas marrjes në kontroll të talebanëve.

Ndërkohë ditën e djeshme, një anëtar i forcave afgane të sigurisë u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një shkëmbim zjarri jashtë aeroportit të Kabulit.

“Incidenti duket se ka filluar kur një agjent i panjohur qëlloi mbi forcat afgane të sigurisë që kontrollonin aeroportin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Afganët u kundërpërgjigjën duke ushtruar të drejtën e tyre për vetëmbrojtje, trupat amerikane dhe aleate bënë të njëjtën gjë, ” citohej në deklaratë.

Gjatë një deklaratë, Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas tha se situata në aeroportin e Kabulit po bëhej gjithnjë e më kaotike.

Ai vuri në dukje se Gjermania po bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe talebanët për të mbajtur të hapur aeroportin e Kabulit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";