Sipas mediave të huaja, imazhet dramatike tregojnë se si shtëpia njëkatëshe në Eastchurch, Kent, është “copëtuar” brenda natës pasi toka nën të vazhdoi të rrëshqiste.
Emma Tullett, e cila nuk ishte e siguruar sepse shtëpia vlerësohej shumë afër buzë shkëmbit, sot mbeti e mërzitur ndërsa shkoi për të parë shkatërrimin.
Siç thuhet më tej, 42-vjeçarja bleu vetëm pronën me dy dhoma gjumi të ndërtuar me lëndë druri, të kompletuar me pishinë, në gusht të vitit 2018, me ëndrrën për të rritur familjen e saj të re në një shtëpi luksoze me pamje nga deti.
Megjithatë, ajo thotë se ajo tani është ka humbur gjithçka. Në një deklaratë sot, ajo falënderoi komunitetin që u mblodhën për të ndihmuar, pasi jeta e tyre u “kthye përmbys”. Ajo shtoi: “Ne thjesht jemi falënderues për faktin se shpëtuam pa ndonjë lëndim”.
Shtëpia rreth 250 mijë dollarë, e cila gjithashtu kishte një aneks që strehonte dy nga fëmijët e saj adoleshentë filloi të shembet gjatë rrëshqitjes së tokës të dielën. Gjysma e pasurisë ra në det poshtë së bashku me veturën e saj Seat Ibiza. Ndërsa rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, edhe pjesa tjetër e shtëpisë ishte shembur.