Gazetarja afgane, Masooma Gholamy është detyruar të braktistë vendin për shkak të ngjarjeve të fundit atje. Ajo ka deklaruar se talebanët nuk i konsiderojnë gratë si qenie njerëzore.

“Ishte shumë e vështirë për një grua të mbajë një punë në Afganistan edhe para talebanëve. Por pasi ata u kthyen në pushtet, gjërat u përkeqësuan shumë. Ne nuk mund të funksionojmë më”, ka deklaruar Gholamy.

Ajo prezantonte lajmet për Tamadon TV në Kabul, por kur talebanët morën pushtetin u largua nga vendi me fëmijët e saj dhe u vendos në Athinë, Greqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Talebanët nuk na shohin si qenie njerëzore. Talebanët as nuk mund të ulen në të njëjtën tryezë dhe të flasin me një grua, ata besojnë se kjo është e turpshme”, vazhdoi ajo.

Nëna e tre fëmijëve nuk jeton më me babanë e fëmijëve të saj, për shkak të tensioneve në lidhje me punën e saj në media. Talebanët sipas saj kanë një filozofi, që gratë nuk duhet të punojnë në sytë e publikut.