Për herë të parë po shikojmë Rozana Radin të veshur me fustan nusërie. Këngëtarja u shfaq ditën e sotme në sfilatën e titulluar “Joni Peci & Friends” që u organizua në programin ‘E Diela Shqiptare’.
Pjesë e sfilatës ishin shumë personazhe të njohur të medias, këngëtarë, gazetarë , moderatorë dhe aktorë humori.
Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan nusërie, modeli i të cilit ishte ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë.
Një fustan i kombinuar me një xhaketë të bardhë, super të shkurtër e që ka të ndërthurur edhe ngjyrën e zezë. Gjithashtu këngëtarja mban të veshur edhe një vello të gjatë.
Kjo eksperiencë duket se i ka pëlqyer shumë Rozanës pasi shprehet nuk e priste se do performonte në moshën 40 vjeçare dhe se pret me padurim oferta të tjera.
‘Flm shume jonipeci store qe me bere te sfiloj 40 vjec. Gocat e instagramit mos u merzisni na lini pak sot ta marrim vemendjen se fioridardha qeshte para ca ditesh kur i thashe qe do sfiloj per Jonin.
Pres me padurim oferta per sfilata te ndryshme. Jam e hapur dhe per prezantimin e motit psh.‘- shkroi Rozana ne Instagram.
Personazhet e njohur që morën pjesë tek sfilata ishin Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, Samanta Karavello, Soni Malaj, Ilda Bejleri, Bora Zemani, Rozana Radi, Enca e të tjerë.