Cristiano Ronaldo vetëm një hap larg divorcit nga Juventus.

Takimi mes agjentit të tij Mendes dhe klubitg bardhezi këtë të enjte nuk prodhoi asgjë konkrete që mund të mbajë portugezin në Torino. E vetmja gjë e sigurtë që dihet është se Juventus nuk do ta leshojë yllin e vet pa fituar të paktën 30 milionë euro nga kartoni.

Mendes udhëtoi menjehere në Paris për të tentuar sistemimin e tij tek PSG, mirëpo kjo lëvizje doli huq pasi Presidenti Al Khelaifi hodhi poshtë këto zëra duke folur nga Stambolli , pjesmarrës në shortin e Champions League.

E kësisoj mundësia e vetme e Ronaldos është Manchester City, që të paktën referuar mediave angleze në orët në vijim do të ofroje 25 milione euro për kartonin e tij, vetëm 5 milionë euro diference me atë që kërkon Juventus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Marrëveshja duket e mundshme duke parë vullnetin e forte te Ronaldos për të lëvizur nga kampionati Italian. Tek Manchester City ai mund të firmosë një kontrate dy-vjecare me nje fitim neto prej 25-30 milione euro në sezon.