Grupi i famshëm, Rolling Stones, kanë paralajmëruar presidentin amerikan, Donald Trump, se ai mund të përballet me veprime ligjore nëse vazhdon të përdorë këngët e tyre në tubimet e tij të fushatës.

Një deklaratë nga ekipi juridik i grupit thoshte se po punonte me organizatën e të drejtave të performancës, BMI, për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të muzikës së tyre.

“You Can’t Always Get What You Want” është kënga që u përdor në tubimin e javës së kaluar në Tulsa, Oklahoma. E njëjta këngë është përdorur nga fushata Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“”The Rolling Stones” nuk e miratojnë Donald Trump “, ishte statusi i grupit në “Twitter” në vitin 2016. Ndërkohë në një deklaratë të lëshuar të shtunën, përfaqësuesit e grupit thanë se “hapat e mëtejshme për të përjashtuar zotin Trump nga përdorimi i materialeve të Rolling Stone, në fushatat e ardhshme presidenciale, ishin të nevojshme pas “injorimit të direktivave të mëparshme””.

BMI raportohet se ka njoftuar fushatën e Trump në emër të Stones se përdorimi i këngëve të tyre pa leje do të përbëjë një shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit, dhe do të jetë subjekt i veprimit juridik.