Pavarësisht përparimeve 100 vjeçare në industrinë ajrore, avionët ende nuk mund të manovrojnë aq mirë sa zogjtë. Për të kuptuar më mirë mënyrën se si manovrojnë zogjtë, inxhinierët e mekanikës në Universitetin Stanford ndërtuan një pëllumb robotik duke përdorur pendët e shpendit, letra speciale dhe shirita llastiku. Ky novacion rezultoi në zbulime befasuese. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble përgatiti materialin në vazhdim.

Pëllumbat janë të dashur për shumë njerëz por të nënvlerësuar nga të tjerët. Por David Lenetink ka një lidhje të veçantë me këtë shpend.

“Me zor po pres ta shohë të fluturojë.

“Pëllumbat janë fluturues të fuqishëm dhe të mahnitshëm por shumë të nënvlerësuar. Këta shpendë fluturojnë në mjedise shumë komplekse. Qytetet janë vërtetë të komplikuara.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Inxhinieri i mekanikës studion zogjtë me qëllimin për të ndërtuar robotë që fluturojnë më mirë. Ndërsa dronët dhe mjete të tjera ajrore bëhen më

të zakonshëm në mjediset urbane, ka ende shumë për të mësuar nga pëllumbat.

“Robotët ajrorë dhe dronët, për shembull ata që po zhvillohen nga Google dhe Amazon për dërgesat, kanë vështirësi të fluturojnë në këto mjedise. Për vet faktin se është mjedis i trazuar dhe ka erëra kudo. Gjetëm se për pëllumbat këto kushte nuk përbëjnë problem.”

Për të kuptuar aftësitë e pëllumbave, ekipi i inxhinierit Lentink ndërmori nismën për të ndërtuar një të tillë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çdo manovër apo fushë fluturimi, është e ndryshme. Kjo është arsyeja që zogjtë ndryshojnë formën gjatë gjithë kohës.”

Ekipi zbuloi se format e ndryshme që marrin zogjtë, janë të mundura përmes veprimeve të thjeshta mekanine.

“Indet fibroze elastike në mënyrë automatike rishpërndajnë pozicionin e të gjitha pendëve ndërsa krahu i zogut hapet dhe mbyllet.”

Ata zbuluan grepa mikroskopikë që i mbajnë pendët që të përhapen më shumë se duhet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PigeonBot apo pëllumbi robotik mund të ndryshojë rrënjësisht ndërtimin e mjeteve ajrore, por fillimisht mund të shërbejë si postjer dërgesash.

“Nëse një robot do të ishte tepër i butë si zogjtë, njerëzit do ta kishin më të lehtë për tu mësuar me të.