Rivera “kryqëzon” Milanin aktual: Messi dhe CR7 vijnë pas Pelé dhe Maradona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rivera “kryqëzon” Milanin aktual: Messi dhe CR7 vijnë pas Pelé dhe Maradona

Në një intervistë të gjatë me “Libero”, Gianni Rivera flet për shumë gjëra, që lidhen me futbollin. 76-vjeçari, një ish-lojtar i madh i Milanit, nuk kursen asnjë shigjetë ndaj klubit të sotëm kuqezi:

Është e kotë të shikosh të kaluarën. Ekipi e dekadës së fundit ku ka pasur më liderë si Baresi dhe Maldini, fjala vjen. Me Ibrahimovic gjërat kanë ndryshuar pak, por klubi vazhdon të mendojë shumë për paratë dhe pak për formimin e kampionëve. Ashtu si Baresi e Maldini, edhe unë u rrita në një mjedis të shëndetshëm dhe konstruktiv “.

E pashmangshme të fliste edhe për të kaluarën e tij si lojtar: “Unë debutova 15 vjeç kundër Interit, në vitin 1960. Po luaja në Alessandria atë kohë, një filial i Milanit. Skuadra e parë nuk kishte asnjë qendërsulmues të gatshëm. Unë u adaptova, por pas një kohe u spostova si sulmues i maskuar. Nereo Rocco ishte trajneri ideal.

Një shembull i kulturës, i psikologjisë, pedagogjisë, mjaft dialogues. Ishte shumë i mirë në marrjen e maksimumit nga lojtarët. Liedholm ishte gjithashtu një strateg, që na bëri të luajmë në zonë, gjë që në atë kohë e bënte vetëm Brazili i Zagallo. Ai ishte i fiksuar edhe pas aspektit psikologjik”.

Advertisement

Duke folur për aktualitetin e futbollit, Rivera nënvizoi: “Unë nuk i ndjek të gjitha kampionatet, janë shumë të komplikuara. Por, gjithnjë më pëlqen futbolli. Më pëlqen të shoh lojtarët duke u argëtuar vetë, bashkë me tifozët. Më të mirët janë Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët mund të krahasohen me Pele dhe Maradona, në epokat e tyre përkatëse. Por, braziliani dhe Diego kanë arritur një nivel më të lartë. Do të thoja pa hezitim se ata ishin unikë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy