Rivali i Putin në gjëndje të rëndë/ Mjekët: Navalny nuk mund të lëvizet drejt një spitali tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rivali i Putin në gjëndje të rëndë/ Mjekët: Navalny nuk mund të lëvizet drejt një spitali tjetër

Mjekët rusë thonë se, Aleksei Navalny, lideri opozitar rus, nuk mund të transferohet nga një spital në Siberi, sepse gjendja e tij është e rëndë, tha zëdhënësja e tij.

“Gjendja e tij është e paqëndrueshme”, ka shkruar në rrjetin social Twitter zëdhënësja Yarmysh.

“Ndalimi i transportit të Aleksei është një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën e tij. Është vdekjeprurëse të qëndrosh në spitalin Omsk pa pajisje ose diagnozë”, ka shkruar ajo gjithashtu.

Njoftimi vjen derisa një aeroplan gjerman me një ekip të specializuar për trajtimin e pacientëve që janë në koma ishte planifikuar të aterronte në Omsk.

Advertisement

“Ekziston një ekip mjekësh që janë në aeroplan dhe kostoja e ambulancës ajrore po paguhet privatisht”, i tha agjensisë së lajmeve DPA, aktivisti për të drejtat e njeriut Jaka Bizilj.

Navalny duhej të trajtohej në spitalin Charite të Berlinit pas mbërritjes në kryeqytetin gjerman, tha ai.

Si u sëmur Navalny?

Aktivisti kundër korrupsionit, 44-vjeçari, Aleksei Navalny, u sëmur më 20 gusht derisa ishte në një fluturim për në Moskë nga qyteti siberian Tomsk. Aeroplani u detyrua të bënte një ulje të paplanifikuar në Omsk, gjithashtu në Siberi, ku ai menjehrë u transportua me ambulancë në një spital./R.E.L

Advertisement

The post Rivali i Putin në gjëndje të rëndë/ Mjekët: Navalny nuk mund të lëvizet drejt një spitali tjetër appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy