Rishi Sunak pranoi humbjen e tij në zgjedhje dhe uroi rivalin e Partisë Laburiste Keir Starmer për fitoren.

Sunak në deklaratën e tij mori përgjegjësinë për humbjen e konservatorëve dhe u kërkoi falje votuesve për këtë rezultat.

I dhashë gjithçka qeverisë, por ju dërguat mesazhin se qeveria duhet të ndryshojë”, tha Sunak, duke u kërkuar falje edhe kandidatëve konservatorë.

Siç sqaroi ai, për dorëheqjen e tij kjo nuk do të ndodhë menjëherë por “kur të përfundojnë procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve zëvendësues”./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";