Janë përshkallëzuar ndjeshëm tensionet ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin Nagorno-Karabakh.
Me mbështetjen e Turqisë, Azerbajxhani ka sulmuar me tanke e dronë, forcat ushtarake dhe popullsinë civile armene në rajonin e konfliktit.
Sipas ligjit ndërkombëtar, Nagorno-Karabakh njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Por, armenët etnikë që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, kanë shpallur pavarësinë e cila nuk është njohur nga asnjë shtet. Dy vendet fqinje akuzojnë njëri-tjetrin për nisjen e bombardimeve, ndërsa janë raportuar edhe viktima.
Rajoni i Nagorno-Karabakh dhe shtatë qarqe të tjera të Azerbajxhanit, u morën nën kontroll nga separatistët e mbështetur nga Armenia, të cilët shpallën pavarësinë gjatë konfliktit të viteve 1988-1994. Në këtë konflikt mbetën të vrarë të paktën 30,000 persona dhe qindra-mijëra të tjerë u zhvendosën. Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje paqësore për t’i dhënë fund konfliktit, janë udhëhequr nga i ashtuquajturi Grup i Minskut, që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia. Por, deri më tani nuk ka patur përparim në rrugën drejt arritjes së një zgjidhjeje përfundimtare.
The post Rinis lufta Armeni-Azerbajxhan/ Tanke, drone e viktima në Nagorno-Karabakh appeared first on Vizion Plus.