Rikthimi në shkollë në shtator, ja zgjidhja e Italisë për mbrojtjen e nxënësve (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthimi në shkollë në shtator, ja zgjidhja e Italisë për mbrojtjen e nxënësve (FOTO)

Për shkollat italiane, përcaktimi i rregullave të rifillimit të mësimit në shtator, hyn në një fazë të re. Orët e mësimit do të reduktohen mbase deri në 40-45 minuta, sidomos për nxënësit më të rritur; në klasa do të ketë më pak njerëz dhe propozohet që bankat të jenë të ndara me mbrojtëse pleksiglasi.

Një zgjidhje që në fakt duket se është koreane, pasi atje është praktikuar fillimisht, por që tashmë është gati dhe në disa shkolla italiane. Besohet se ajo do të lejonte reduktimin e mundësisë së përhapjes së spërklave, përmes të cilave dihet tashmë se shpërndahet Covid 19.

Përflitet shumë se vjeshta do të sjellë një valë të dytë të sëmundjes, por ndërkohë në Lombardi ka pasur një rritje shqetësuese e të infektimeve, nga 177 në 518 brenda 24 orëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy