Pas akuzave të ndërsjellta në distancë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut e tij rus, Vladimir Putin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ashpërsuar marrëdhëniet edhe me Kinën.
Ne takimin e pare të nivelit të lartë midis diplomatëve amerikanë dhe atyre kinezë, palët u përplasën rëndë me njëra-tjetrën.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken akuzoi Kinën se veprimet e saj po kërcënojnë rendin global te bazuar në rregulla.
ANTONY BLINKEN
SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“ Kina ka shkelur normat ndërkombëtare ndaj Ujgurëve dhe pakicave të tjera në Xinjiang(SHINXHANG), ndaj sulmeve kibernetike ndaj SHBA-së dhe presionin ekonomik ndaj aleatëve. Secili prej këtyre veprimeve kërcënon rendin e bazuar në rregulla që ruan stabilitetin global. Qëllimi ynë është të jemi të drejtpërdrejtë në lidhje me shqetësimet tona, të drejtpërdrejtë në lidhje me përparësitë tona, me qëllimin e një marrëdhënieje më të qartë midis vendeve”
Në përgjigje ndaj deklaratës, diplomatët kinezë kundërshtuan fuqishëm ndërhyrjen e shteteve të bashkuara në punët e brendshme të Kinës ndërsa akuzuan Uashingtonin se po përdor ndikimin për të shtypur vendet e tjera.
YANG JIECHI
SHEFI I PUNËVE TË JASHTME NË KINË
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Ne jemi fuqimisht kundër ndërhyrjes së SHBA në punët e brendshme të Kinës dhe ne,në përgjigje, do të ndërmarrim veprime të prera. SHBA-ja abuzon me të ashtuquajturat nocione të sigurisë kombëtare, për të penguar shkëmbimet normale tregtare dhe për t’i nxitur disa vende që të sulmojnë Kinën”
Atmosfera pritej të ishte e tensionuar pasi një ditë më parë SHBA vendosen sanksione ndaj Kinës, për shtypjen e lirive politike në Hong Kong.
Marrëdhëniet midis dy superfuqive janë të tensionuara prej vitesh. Problemet mes tyre kanë të bëjnë me politikat tregtare, ndërhyrjet kibernetike dhe me të drejtat e njeriut.