Kampionati më i dashur për publikun, “Seria A”, rikthehet pas pushimit nga kombëtarja me të tjera duele spektakolare, të cilat mund të ndikojnë shumë në ecurinë e skuadrave.
Ndeshja më e bukur padyshim është ajo mes Interi dhe Napolit, dy ekipe që luajnë për objektiva të qarta, pasi të dyja në fund të sezonit ëndërrojnë titullin kampion.
Deri më tani Napoletanët janë skuadra perfekte, pasi nuk kanë regjistruar akoma humbjen e parë dhe kryesojnë klasifikimin së bashku më Milanin.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zikaltërit, që pozicionohen të tretët, megjithatë mbeten kampionet ne fuqi dhe skuadra për tu mundur.
Sancez, De Vrij nuk janë në shërbim të teknikut Inzaghi, ndërsa napoletanët i kanë të gjithë në dispozicion. Dueli luhet të dielën në orën 18:00 dhe gjykohet nga arbitri i njohur Paolo Valeri.
Edhe Juventus -Lazio premton një lojë të bukur në stadiumin “Olimpico”.
Në vigjilje të një ndeshje kaq të rëndësishme, Zonja e Vjetër vjen me një infermieri të mbushur. De Shiljo, Kielini të konfirmuar si dhe Berrardeski me Dibalën në dyshim janë kthyer në një nga problemet kryesore për ekspertin Massimiliano Alegri, që duhet të bëjë që tani planet me dyshen Chiesa -Morata.
Ndërsa Lazio vuan problemet e Imobilen-s, si dhe Lazzari që është në dyshim.
Milani ka një duel jo shumë të lehtë përballë Fiorentinës, që tregon një tjetër fytyrë me skuadrat e mëdha.
Kuqezinjtë kërkojnë fitoren me detyrim duke parë dhe ndeshjet që kanë rivalët direkt, për këtë arsye një triumf i mundshëm do i ndihmonte jo pak për t’u shkëputur nga kreu. Kastijeho dhe Kalabria mbeten dy shqetësime për teknikun Pioli ndërsa Fiorentina vuan dëmtimet e Milenkovic dhe Nastasic.
Nga ana tjetër, Atalanta luan përballë Specia-s në shtëpi, kurse Roma udhëton në Xhenova.
Emocionet dhe magjinë e kampionatit italian mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën Tring.