Autoritetet franceze kanë shtuar prezencën e policisë në Paris dhe kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të lëvizjes së ashtuquajtur “Xhaketat e Verdha”.

Protestat në Francë të kësaj lëvizjeje vijnë në kohën kur shteti po përballet me krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Qindra protestues u mblodhën në dy sheshe në Paris, protesta këto të autorizuara. Në njërën prej marsheve, nuk u raportua për asnjë incident, por në marshin tjetër, policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit dogjën disa shporta mbeturinash dhe një veturë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet franceze kanë ndaluar mbajtën e protestave në zonën qendrore të Parisit, përfshirë edhe në Champs-Elysees, ku në të kaluarën protestuesit, për pothuajse dy vjet rresht kanë mbajtur protesta për shkak të shtrenjtimit të taksave për karburantin dhe stilin e udhëheqjes së presidentit Emmanuel Macron.

Policia tha se deri në orën 13:00 ka arrestuar 154 persona.

Protestat e sotme në Paris mbahen kur në Francë, të enjten u shënua rekordi prej pothuajse 10,000 rasteve me koronavirus, teksa numri i të hospitalizuarve nga COVID-19 – sëmundja që e shkakton koronavirusi – është rritur gjatë këtij muaji./ REL

The post Rikthehen protestat e “Xhaketave të Verdha” në Paris appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";