Në pamjet e marra sot në zonën Xinfadi të Pekinit, radhë të mëdha ishin formuar në rrugë teksa zyrtarë në veshje të rënda mbrojtëse drejtonin njerëzit nëpër autobuzë duke përdorur megafonë.

Në një rikthim të skenave apokaliptike të shkurtit, Pekini duket se po përballet me valën e dytë të pandemisë, me një nga epiqendrat kryesore tregun e shumicës në Xinfadi në jugperëndim.

Shtatë hotele janë kthyer në vende karantinimi për përmbajtjen e virusit. Pekini ka ndaluar daljen nga qyteti të njerëzve të rrezikuar si dhe disa shërbime të transportit publik.

Qendra financiare e Kinës, Shanghai, ka kërkuar që të ardhurit nga Pekini të karantinohen për dy javë pas raportimit sot të 27 rasteve të reja me COVID-19, duke arritur në 106 që prej të enjtes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pekini do të marrë masat më të ashpra e deçizive për të frenuar epideminë,” tha përfaqësuesi i qeverisë lokale Xu Hejian.

Dje qyteti përcaktoi 22 zona si të “rrezikut të mesëm” ku janë ndaluar shërbimet taksi dhe disa linja autobuzësh të linjave të gjata mes Pekinit dhe krahinave fqinje të Hebei e Shandong.